Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka publikuar një video përmes së cilës janë publikuar gënjeshtrat e Rusisë.
Ambasada e SHBA-së ka thënë se Qeveria ruse e ka një të kaluar të gjatë me dezinformim e akuza që i bën vet por që i akuzon shtetet e tjera.
Në videon e publikuar nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë janë dhënë disa shembuj specifik për këtë.
Këtu keni statusin e plotë të Ambasadaës së SHBA-ve në Kosovë:
“Qeveria ruse ka një histori të gjatë dezinformimi, akuzash dhe operacionesh false për të akuzuar vendet e tjera për vetë shkeljet dhe mizoritë që vetë Rusia po kryen. Shikoni disa shembuj specifikë, duke përfshirë ato në Ukrainë”, thuhet në statusin e ambasadës në Twitter.
The Russian govt has a long history of disinformation, allegations, and false flag operations to accuse other countries of the very violations and atrocities that Russia itself is perpetrating. Check out a few specific examples, including those in Ukraine.https://t.co/QkZMWKm8NC
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) March 22, 2022





