Gjatë tubimit qendror të Vetëvendosjes në Podujevë, Albin Kurti tha se Potera do i bashkohet Ahmetit si fitues në zgjedhjet e 22 tetorit, madje Kurti  përdori shprehje llapjane “pasha Kurani” e “pasha musafin” duke thënë se kjo parti do të fitojë në Llap.

Kurti përmendi veprimtarët Ilaz Pirevën e Xheladin Rekaliun duke thënë se edhe ata e bartën parullën e “Lëvizjes Vetëvendosje” duke thënë se me Poterën kryetar qytetarët do jenë pjesëmarrës në vendimarrje.

“Pasha Kuranin e Pasha Musafin dojna me fitu në Llap. Në shekullin 21 Lëvizja e ka emrin Vetëvendosje. Ne e mbajmë këtë emër në zemër. Këtë emër që ishte parullë kryesore që ishte në vitin 1968 që e sollen UP në bazë të cilit ishte Ilaz Pireva e Xheladin Rekaliu. Me qeverisjen e LVV- së dhe Poterën kryetar, ish- komunalët do jenë pas koshit dhe qytetarët do jenë aktorë e faktorë pjesëmarrës e vendimarrës në qendër. Me VV- në dhe Ajetin kryetar që ligji nuk do të u ndaj në të paprekshem”, tha Kurti.

Gjatë këtyre zgjedhjeve do largohen ata që janë marrosur pas karrikes si budalla në kosh, do punësohen të rinjët që me besë e shpresë do ta bëjnë Ajetin kryetar të Llapit, do ketë siguri për biznesin e jo haraç.

“Me 22 tetor duhet te pensionohen politikanët e moçëm. Që janë marrosur pas karrikes si budalla ne kosh e të punësohen të rinjët që me besë e shpres do ta bejnë Ajetin kryetar për Llapin e Gollakun. Gjatë luftës Prishtina ishte zollë, tash Podujevën do ta bëjmë zollë Potera do ti bashkohet Ahmetit për kryetar fitimtar. Potera është njeri i luftës dhe paqes por Ajet Potera nuk është njeri i paqes në luftë as në luftë  në paqe. Por luftë në luftë e paqe në paqe.Tokë bujqësore, siguri për biznesin e jo haraç, tha ai.

Me Ajet Poterën do ketë qeveri me transparencë, e jo me nepotizem e me ryshfet, VV me Poterën bëhet bashk për ta rritur buxhetin.

“Qeveri me transparencë e llogari dhënie e jo me nepotizëm e jo me ryshfet. Partitë tjera janë bërë bashkë në të kaluaren. LVV me Poterën bëhet bashkë për ta rritur buxhetin e për ta ndarë mirëqenien. LDK është parti e frikësuar ndërsa PDK është frikësuese. Me 11 qershor të dyja u rrudhen e zvogluan, me 11 qershor u rrit shpresa”, tha Kurti./Llapi.info