Lokale - eSIMy

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas vendimit dënues të Gjykatës Speciale për 4 ish-krerët e UÇK’së,

Kurti e ka cilësuar vendimin si një padrejtësi të madhe dhe ka thënë se shteti i Kosovës do t’i përkrahë të katërtit për të zhvilluar betejën në gjykatën e apelit.

“Kosova do të vazhdojë të mbështesë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin në procedurën e apelit, në mbrojtje të plotë, dinjitoze dhe institucionale. Kjo është përgjegjësi ndaj qytetarëve tanë dhe besim në të drejtën për ta kundërshtuar një aktgjykim që ende nuk është përfundimtar”, ka shkruar Kurti.