Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se veprimet e opozitës nuk e shqetësojnë Qeverinë. I ka uruar punë të mbarë Avdullah Hotit, i cili u sulmua me vezë sot në qendër të Prishtinës.
“Veprimet e dirigjuara prej marazit të ngelur nga 6 tetori e 3 shkurti nuk e shqetësojnë qeverinë, e cila po punon e angazhohet për të mirën e popullit e të shtetit, dhe mbështetet gjerësisht nga qytetarët. Zv.kryeministrit Hoti i uroj forcë e punë të mbarë, opozitës i dëshiroj frymë bashkëpunuese, edhe kur e luftojmë korrupsionin e krimin, edhe kur e mbrojmë shtetin e kombin”, ka shkruar Kurti, në një reagim në FB.






