Për nder të 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës, Komuna e Podujevës do të organizojë aktivitete kulturore dhe sportive

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 7-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Komuna e Podujevës organizon një turne në futboll të vogël, i cili do të mbahet në Palestrën e Sporteve “Hakif Zejnullahu”, nga ora 12:00, kurse në orën 15:00, SHKA “Josip Rela” dhe grupi i të rinjve do të mbajnë një koncert festiv në Sallën e Teatrit në Podujevë.