Me rastin e festës kombëtare, 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit komuna e Podujevës organizon një varg aktivitetesh , raporton Llapi.info

Këto aktivitete  që kanë për qëllim shënimin e kësaj dite fillojnë sot e vazhdojnë deri nesër.

Sot në ora 15:30 mbahet, turneu memorial “Avni Demiri” në basketboll ku marrin pjesë ekipe nga Kosova, ky turne zhvillohet në palestrën sportive ”Hakif Zejnullahu” në Podujevë.

Ndërsa nesër, duke filluar nga ora 15:00,Turne në futboll të vogël – femrat ku do marrinë pjesë ekipe nga Kosova (KFF “Llapi”, KFF “ Intelektualet” Gjilan , KFF “Vizioni “ Ferizaj, KFF “13Qershori” Therandë, KFF “Kosova” e Prishtinës dhe KFF “Dukagjini” Klinë, edhe ky turne zhvillohet në palestrën sportive “Hakif Zejnullahu”

Duke filluar nga ora 16:00 do të mbahet Ekspozita e punimeve artizanale në Hollin e teatrit “Avdush Hasani” në Podujevë

Nga ora 16:30 mbahet, Ora e madhe letrare, në kuadër të takimeve “Kadri Kadriu” ku do marrin pjesë krijues letrarë nga të gjitha trevat shqiptare.
Në orën letrare do të shpallen fituesit e konkursit letrar dhe do të jepet çmimi “Afrim Maliqi” për poezinë me të mirë të orës letrare, ky aktivitet do mbahet në sallën e Teatrit “Avdush Hasani”.

Ndërsa për fund duke filluar nga ora 17:30 mbahet koncert nga shkolla e Gitarës “Mirela”, ky koncert mbahet në sallën e teatrit “Avdush Hasani”në Podujevë./Llapi.info/