Një aksion i Policisë së Kosovës kundër lojërave të fatit është duke u zhvilluar që disa ditë në Podujevë, raporton Llapi.info.
Me këtë rast, Policia e Kosovës ka kontrolluar edhe dy lokacione, ku ka shoqëruar për në stacion policor edhe dy persona.
“Rr. Xhemajl Mustafa, Podujevë. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në lokalin e tij kishte organizuar lojëra të fatit-bixhoz. Nga i dyshuar është konfiskuar një telefon. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Rr. Nuhi Gashi. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në lokalin e tij kishte organizuar lojëra të fatit-bixhoz. Nga i dyshuar është konfiskuar një telefon. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Një tjetër aksion ishte zhvilluar të enjten edhe në rrugën “19 Qershori”.
“Rr. 19 Qershori, Podujevë, 26.05.2022 – 16:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit në lokalin e tij janë gjetur dhe konfiskuar 5 aparate të lojërave të fatit. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar, në procedure të rregullt. Rasti duke u hetuar”, ka njoftuar PK./Llapi.info






