Përgjatë rrugës “Zahir Pajaziti” në Podujevë, policia ka ndërmarrë aksion për largimin e veturave të parkuara në trotuar, raporton Llapi.info

Për parkim kaotik në këtë pjesë që pengonte lëvizjen e lirë të këmbësorëve, policia ka larguar veturat e frekuentuara në këtë pjesë.

Shefi i Stacionit Policor në Podujevë Bekim Bislimi, tha për Llapi.info se ky aktivitet është bërë edhe më herët dhe se do të vazhdojë edhe tutje.

“Po ky aktivitet është i rregullt, ka vazhduar edhe do të vazhdojë si proces i rregullt edhe gjatë ditëve të tjera.”, tha Bislimi.

Kurse, për këmbësorët të cilët po hasin në këtë situatë, kanë thënë se veturat e frekuentuara në trotuar po ua vështirësojnë lëvizjen e lirë.

“Po sinqerisht po hasim në vështirësi pasi nuk po kemi ka me kalu në trotuar, madje po na rrezikohet edhe jeta pasi që po duhet të kalojmë në rrugë e cila është e paraparë për vetura” tha një qytetare për Llapi.info

Kurse, S.K një qytetare tjetër u ankua për mungesë parkingu në Podujevë.

“Kemi vështirësi, po edhe kta nuk kanë ku me i lënë kerret pasi në Podujevë ka mungesë të parkingjeve” u shpreh ajo.

Ndryshe, policia me këtë aktivitet është parë edhe në rrugët tjera ku është bllokuar trotuari./Llapi.info