Lokale - eSIMy

Një autobus nga Kosova është aksidentuar mbrëmjen e së premtes në qytetin e Duseldorfit në Gjermani.

Siç shihet në fotografinë e publikuar nga mediumi autobusi i përket kompanisë “Barileva Turist”, RP Online.

Tutje raportohet se autobusi është përplasur me një tramvaj.

“Tramvaji doli nga shinat dhe shoferi i autobusit është plagosur lehtë”, ka konfirmuar Policia.

Nuk raportohet për të tjerë të lënduar, teksa shtohet se ende nuk duhet nëse autobusi ka mundur të vazhdojë udhëtimin.