Në rrugën Zahir Pajaziti, në Prizren dje ka ndodhur një rrahje masive.
Pesë meshkuj K-Shqiptarë janë arrestuar për shkak se ishin përfshirë në një rrahje ndërmjet vete pasi paraprakisht kishin një mosmarrëveshje në trafik, ku tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore.
Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.