Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot pasdite, në magjistralen Mitrovicë-Skënderaj.

Gazeta Sinjali mëson se nga ky aksident i rëndë, ngeli i vdekur një 67-vjeçar, i cili ishte shofer i veturës së përfshirë në aksident.

Vetura, shoferi i së cilës humbi jetën, është përplasur me një autobus i cili bartte punëtorë të Feronikelit.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.