Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:15 minuta në fshatin Shakovicë të Podujevës, përkatësisht afër banjës së Shakovicës, njofton Llapi.info.

Sipas një videoje të cilën e ka dërguar një lexues i Llapi.info në këtë aksident kanë qenë të përfshira një veturë e tipit Audi dhe një Golf2.

Përveç dëmeve materiale nuk dihet për të lënduar.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin.

Nga ky aksident janë shkaktuar kolona të gjata të cilat mund të shihen edhe në video./Llapi.info