Lokale - eSIMy

Sot rreth orës 15:00 në magjistralen Prishtinë- Podujevë përkatësisht në fshatin Besi ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin kanë qenë të përfshira katër automjete të peshave të ndryshme, njofton Llapi.infoinfo.

Sipas disa fotografive të cilat kanë arritur në redaksionë e Llapi.infoi nga një lexues i portalit në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy kamioneta, një rimorkio e cila ishte duke bartur një ekskavator të peshave të lehta dhe një veturë e tipit audi.

Sipas dëshmitarëve të rastit nga ky aksident përveç dëmeve materiale nuk dihet për të lënduar.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës e cila është duke u marrë me këtë rast./Llapi.info