Mbrëmjen e sotme rreth orës 21:20 ka ndodhur një aksident i rëndë në hyrje të Podujevës, raporton Llapi.info

Ky aksident ka ndodhur në hyrje të Podujevës, më saktësisht te “Qershijat e Llapashticës”, ku vetura shihet se është përplasur me pompën e benzinës.

Llapi.info është munduar të kontaktojë me Emergjencën e Podujevës, për të mësuar se a është lajmëruar ndokush atje, mirëpo kontakti me ta ka qenë i pamundur/Llapi.info