Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident është përfshirë edhe një motoçiklist, ku për pasojë ky i fundit ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Ekipet policore dhe ato mjekësore janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

Llapi.info është në pritje të informacioneve më të detajuara edhe nga Policia e Kosovës.

Ndërkohë, duhet përkujtuar se nga një tjetër aksident që ka ndodhur sot rreth orës 09:30 në fshatin Penuhë kanë mbetur të lënduar dy persona.

Sipas statistikave ditore të PK-së, vetëm dje në nivel vendi kanë ndodhur 36 aksidente trafiku, prej tyre 12 kanë rezultuar me persona të lënduar./Llapi.info

Aksident në Penuhë të Podujevës, dy të lënduar