Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 09:30 në magjistralen Podujevë – Prishtinë, përkatësisht në fshatin Penuhë, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident janë përfshirë tri vetura, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona.

Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën se në fshatin Penuhë të Podujevës, ka ndodhë një aksident trafiku në mes të tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Sipas statistikave ditore të PK-së, vetëm dje në nivel vendi kanë ndodhur 36 aksidente trafiku, prej tyre 12 kanë rezultuar me persona të lënduar./Llapi.info