Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 rrugës për në fshatin Shajkoc të Komunës së Podujevës, raporton Llapi.info.

Sipas pamjeve që ka siguruar Llapi.info, shihet se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura. Përveç dëmeve materiale, ende nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e këtij aksidenti. Llapi.info është në pritje të informacioneve të më të detajuar nga Policia e Kosovës.

Duhet theksuar se nga një tjetër aksident që ka ndodhur sot rreth orës 17:30 në fshatin Lupç të Podujevës kanë mbetur të lënduar dy persona, njëri prej tyre ka pësuar lëndime më të rënda trupore.

Policia e Kosovës, në statistikat ditore, ka bërë të ditur se vetëm gjatë së premtes në nivel vendi kanë ndodhur 62 aksidente, prej tyre, 26 kanë rezultuar me persona të lënduar./Llapi.info

Më poshtë pamjet e siguruara nga Llapi.info:

Aksident në rrugën Prishtinë – Podujevë, dy të lënduar