Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:30 në rrugën nacionale Prishtinë – Podujevë, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona. Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 17:30,në rrugën Prishtinë – Podujevë, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, është shprehur Ahmeti.

Sipas pamjeve që ka siguruar Llapi.info, shihet se pas aksidentit, frekuentues të shumtë kanë mësyrë rrugë tjera, për çka, janë krijuar edhe kolona të gjata.

Policia e Kosovës, në statistikat ditore, ka bërë të ditur se vetëm gjatë së premtes në nivel vendi kanë ndodhur 62 aksidente, prej tyre, 26 kanë rezultuar me persona të lënduar./Llapi.info

No description available.