Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në rrugën Prishtinë – Podujevë, përkatësisht në fshatin Lluzhan, raporton Llapi.info.

Siç mëson Llapi.info, në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.

Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet të ketë person/a të lënduar.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për t’u marrë me rastin.

Si pasojë e këtij aksidenti ka pasur kolona dhe kaos në rrugën që lidh Llapin me kryeqytetin.

 

 

 

/llapi.info/