5 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në fshatin Kërpimëh të Podujevës, shkruan Llapi.info.
Llapi.info ka kontaktuar emergjencën në Podujevë të cilët kanë thënë se gjatë aksidentit kanë mbetur të lënduar 5 persona të cilët janë dërguar në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm.
Sipas Emergjencën në Podujevë, personat e lënduar janë jashtë rrezikut për jetë.
Deri tani nuk dihen rrethanat dhe shkaqet se si ka ardhur deri tek aksidenti.
Policia është duke e trajtuar rastin./LLapi.info/
Foto: “PODUJEVA”






