Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 20:00 në fshatin Dobëdol të Podujevës, raporton Llapi.nfo.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar pesë persona. Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 20:00 në fshatin Dobërdol të Podujevës, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në levizje. Si pasoj e aksidentit ndihmë mjeksore kanë kerkuar pesë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, është shprehur Ahmeti.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 54 aksidente trafiku, prej tyre, një ka përfunduar me fatalitet, 15 me të lënduar dhe 38 vetëm me dëme materiale./Llapi.info