Një aksident i rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit në Gjilan.
Dëshmitarët për Indeksonline kanë dërguar pamje direkte nga vendi i ngjarjes, ku shihet se një kamionë, pesë vetura dhe një traktor janë të përfshirë në aksident.

Dëshmitarët kanë deklaruar se shumë persona janë lënduar.

Siç shihet në këto pamje është krijuar tollovi në qytet, ku Policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes.






