Sot rreth orës 16:20 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtin ka ndodhur një aksident, saktësisht në fshatin Debërllukë të Vushtrisë, me ç’rast tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe iu është nevojitur trajtim mjekësor.
Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Aksidenti ka ndodhur mes një veturë dhe kamioni, përveç të lënduarve ka pasur edhe dëme materiale.
“Aksident trafiku me lëndime, i ndodhur rreth orës 16:20, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtënë segmenti rrugor në fshatin Debërllukë të Vushtrrisë, nga hetimet fillestare bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit tre-(3) persona kanë pësuar lëndime, të njëjtit jan dërguar për tretman mjekësor”, tha Zahiti.