Një vetaksident i rëndë ka ndodhur sot pasdite në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, ku një veturë ka goditur rrethojat anësore të rrugës, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas pamjeve të publikuara nga RTV Besa, vetura ka pësuar dëme të mëdha materiale, mirëpo nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës që të marrë më shumë detaje, mirëpo të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.