Një aksident i rëndë ka ndodhur në magjistralen Mitrovicë-Skenderaj.

Raportohet që aksidenti ka ndodhur midis një veture dhe një autobusi që po bartte ndërrimin e punëtorëve të Ferronikelit.

Klan Kosova ka provuar të kontaktojë Policinë Rajonale të Mitrovicës por ende nuk ka marrë një përgjigje lidhur me rastin.