Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:30 në rrugën Prishtinë – Podujevë, përkatësisht në fshatin Lupç, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident, sipas dëshmitarëve që kanë dërguar pamje në Llapi.info, janë përfshirë një veturë dhe një autobus.

Si pasojë e këtij aksidenti ka edhe persona të lënduar. Ekipet policore dhe ato mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’u marrë me rastin.

Llapi.info është në pritje të informacioneve më të detajuara nga Policia e Kosovës./Llapi.info