Në rrugën kryesore Prishtinë-Nish afër fshatit Kurshumli sot ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni. Sipas mediave serbe, katër njerëz kanë vdekur në këtë aksident dhe shumë të tjerë janë lënduar.

Kanë vdekur ngasësit e dy automjeteve të përfshira në aksident dhe dy udhëtarë të autobusit që është djegur plotësisht. Në aksidenti ka ndodhur rreth orës 6 e 45 ku janë përfshirë një kamion dhe një autobus me ç’rast edhe është djegur.

Drejtori i spitalit, Snjezana për tanjugun ka deklaruar segjashtë persona janë në Qendrën Emergjente të institucionit të kujdesit shëndetësor.

Tre prej tyre janë plagosur rëndë dhe tre raste ishin më të lehta. Në vendngjarje janë nëpunës policie dhe anëtarë të Departamentit të Situatave të Emergjencave.