Dy persona kanë mbetur të lënduar mbrëmë rreth orës 22:15 minuta në qytetin e Podujevës nga një aksident trafiku, transmeton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës lidhur me këtë rast është arrestuar e dyshuara femër, shtetase e Rumanisë, pasi që e njëjta përderisa ishte duke lëvizur me veturën me targa të Rumanisë  është aksidentuar me veturën me targa vendore që drejtohej nga viktima mashkull K/Shqiptar.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar viktima dhe një pasagjere femër K-Shqiptare dhe te njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e Podujevës.

Me urdhër të prokurorit e dyshuara lirohet në procedure të rregullt./Llapi.info