Të premtën, më 22 maj, është aksioni i pastrimit në tërë Kosovën. (351 Deponi ilegale të evidentuara).

Hapjen e aksionit nëpër Komunat e Kosovës do ta bëjnë kordinatorët e grupeve lokale së bashku me institucionet lokale, organizatat e tjera vendore dhe ndërkombëtare që veprojnë nëpër komunat përkatëse.

Në Prishtinë, me datë 22 maj, hapja zyrtare e aksionit “Ta Pastrojmë Kosovën”, do të bëhet në deponinë ilegale, e cila ndodhet në lagjen ‘Arbëria 3′.

Hapjen e aksionit në këtë deponi do ta bëjë Koordinatori i Iniciativës “Ta Pastrojmë Kosovën”, Luan Hasanaj, së bashku me institucionet më të larta vendore, duke përfshirë institucionet qeveritare si përfaqesuesit e ministrive, organizatave joqeveritare, si dhe partnerët e përhershëm të iniciativës.

Po ashtu, në Prishtinë do të jenë edhe disa pika tjera në të cilat do të organizohet pastrimi.

Në kuadër të iniciativës “Ta Pastrojmë Kosovën”, Komuna e Prishtinës dhe OJQ “Green Art Center Prishtina” (GAC), ka marrë përsipër koordinimin e aktiviteteve në Komunën e Prishtinës dhe në liqenin e Badovcit. Njëherish, aktiviteteve u janë bashkëngjitur qindra vullnetarë nga institucione, OJQ dhe kompani të ndryshme.

“Për informacione shtesë për aksionin në komunën e Prishtinës, duke përfshirë edhe aksionin në Liqenin e Badovcit mund të kontaktoni në [email protected], dhe në numrin e telefonit +377 44 143001.

si dhe na vizitoni në www.letsdoitkosova.org dhe në faqen tonë në Facebook www.facebook.com/tapastrojmekosoven2013″, thuhet në njoftimin e dërguar nga iniciativa “Ta pastrojmë Kosovën”.

Aktivitetet ne secilen komune do të zhvillohen si vijon:

Mitrovicë: Hapja bëhet në orën 10:00 në qendër të qytetit.

Vushtrri: Hapja e aksionit bëhet në orën 09:00, përpara qendrës së kulutrës ‘Hasan Prishtina’, në bashkëpunim me Komunën.

Të gjithë të interesuarit mund të orientohen për informata më të hollësishme në Qendrën Rinore “Hareja” e cila gjendet në Objektin e shtëpisë së Kulturës “Hasan Prishtina”,kati i IV-të.

Për informata më të hollësishme kontakto personat përgjegjës ,
Bajrush Kosumi 044 174 029 dhe
Blerim Ibrahimi 044 853 252

– Skënderaj: Hapja e aksionit bëhet në orën 10:00, te sheshi i qytetit. Aksioni fillon tek hapësira e Shtëpisë së Kulturës dhe vazhdon në rrugët e qytetit, si dhe synohet pastrimi i rrugës magjistrale Skënderaj – Klinë e Begut.

Ne Prishtine Aktivitetet do të zhvillohen si vijon:

09:30 – 10:00– Mbledhja e aktivistëve të klubeve të gjelbëra (Nxënës nga shkollat fillore të Prishtinës) si dhe vullnetarëve të tjerë në sheshin “Zahir Pajaziti”. Nga këtu do të organizohet edhe shpërndarja e një pjese të vullnetarëve në pikat tjera;

10:00– Fillimi i aksionit të pastrimit në lagjen “Arbëria 3” (afër hekurudhës, tek rruga dytësore), në Prishtinë;

10:00 – Fillimi i aksionit të pastrimit në rrugën 1 Tetori (dëshmorët e Marecit);

10:00– Fillimi i aksionit të Pastrimit në Qendrën e Panaireve në Shkabaj. Aksioni përkrahet nga FSK’ja dhe disa kompani private;

10:00– Fillimi i aksionit të Pastrimit në Lagjen “Kalabria” (ish lagjja Emshir);

10:00 – Fillimi i aksionit të pastrimit në rrugën “B”, te stacioni 4, në lagjen “Bregu i Diellit”;

12:00– Fillimi i aksionit të pastrimit të liqenit të Badovcit, në bashkëpunim me FSK’në dhe vullnetarët. Gjatë këtij aksioni do të angazhohet edhe njësia e zhytësve në kuadër të FSK’së, si dhe klubi i zhytjes “Kosova Diving”;

14:30– Vazhdimi i pastrimit të hapësirës afër “Termokosit”;

Po ashtu, në shumicën e shkollave fillore të Prishtinës do të ketë aktivitete pastrimi nga nxënësit e shkollave. Përcaktimi i orareve të pastrimit në shkolla do të bëhet nga drejtorët e shkollave.

– Fushë Kosovë: Hapja e aksionit bëhet te ndërtesa e komunës, në orën 10:00.
– Obiliq: Hapja e aksionit bëhet në orën 10:00, te rrethi i qytetit. Aksioni përkrahet nga Komuna e Obiliqit.

– Podujevë: Hapja e aksionit bëhet në orën 10:00, në qendër të qytetit. Për zhvillimin e aksionit janë lajmëruar administrata komunale dhe administratat e shkollave. Kompania kontraktuese në bashkëpunim me stafin komunal dhe vullnetarët e paraparë, do të fokusohen në pastrimin e 3-4 deponive të mëdha dhe në hapësira të tjera publike të qytetit.
– Ferizaj: Hapja e aksionit në orën 10:00. Në aksion do të angazhohen pesë kompanitë më të mëdha të pastrimit, FSK’ja me 10 pjesëtarë dhe 1 kamion, disa Organizata, KVRL dhe nxënësit.
– Gjilan: Hapja e aksionit bëhet në orën 10:00. Në aksion do të marrin pjesë studentët e Universitetit të Gjilanit.
– Viti: Hapja bëhet në orën 10:00 me përkrahje të plotë të Komunës. Synohet pastrimi i të gjitha deponive që gjenden në territorin e komunës së Vitisë.
– Kamenicë: Aksioni hapet në orën 10:00, te Komuna, afër taksistëve. Synohet pastrimi i tri deponive të mëdha ilegale me anë të tre kompanive pjesëmarrëse. Aksionit do t’i bashkëngjiten OJQ-të dhe nxënësit.
– Kaçanik: Aksioni do të mbahet me 5 qershor.
– Novobërdë: Hapja e aksionit bëhet në orën 10:00. Koordinimin për të gjitha aktivitetet e kësaj dite në këtë komunë e bën Kuvendi Komunal i Novobërdës.
– Hani i Elezit: Hapja në orën 10:00, para ndërtesës së komunës. Synohet pastrimi i 5 deponive të mëdha.
– Shtërpcë: Hapja në orën 10:00, në fshatin Drajkoc. Komuna e ka mbështetur aksionin me mjete logjistike.
– Prizren: Hapja në orën 10:00 në Hoçë, dhe në orën 15:00 në Vërmicë.

– Pejë: Hapja bëhet në orën 10:00, në qendër të qytetit dhe përreth të gjitha shkollave.
– Gjakovë: Hapja bëhet në orën 10:00, në qendër të qytetit. Përveç pastrimit të rrugëve fokusi kryesor është fshati Skivjan dhe Guska.
– Istog: Aksioni hapet në orën 10:00, para Shtëpisë së Kulturës. Aksioni zhvillohet me mbështetje të plotë të komunës.

– Klinë: Hapja e aksionit bëhet në orën 10:00, në qendër të qytetit. Aksioni do të fokusohet veçanërisht në rrugët magjistrale përgjatë Gllarevës.
– Rahovec: Hapja e aksionit bëhet në orën 10:00 në oborrin e Komunës. Në fokus të aksionit do të jetë magjistralja Malishevë – Xërxe.
– Deçan: Aksioni hapet në orën 10:00, nga ndërtesa e komunës.
– Junik: Aksioni hapet në orën 09:00, në parkingun e Komunës. Aksioni do të zhvillohet në bashkëpunim me stafin komunal, mjekësinë familjare dhe nxënësit nga klasa 8 – 11, si dhe 2 kamionë.

– Shtime: Hapja e aksionit bëhet në orën 10:00, në sheshin e UCK’së.
– Suharekë: Hapja e aksionit bëhet në orën 10:00, në qendër të qytetit.

– Malishevë: Aksioni hapet në orën 10:00, nga ndërtesa e kuvendit komunal. Synohet pastrimi i magjistrales Prishtinë – Rahovec.

– Lipjan: Hapja e aksionit bëhet në orën 10:00, te komuna. Aksioni do të zhvillohet në bashkëpunim me Drejtorinë e Urbanizmit dhe kompaninë e pastrimit.
– Drenas: Aksioni hapet në orën 10:00, në qendër të qytetit.

Në Zyrat e Iniciativës është e vendosur edhe qendra e thirrjeve (Call Center). Qendra e thirrjeve do të jetë në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë koordinatorët e grupeve lokale nëpër komunat e Kosovës dhe vazhdimisht do të marrin të dhëna për numrin e vullnetarëve, numrin e deponive të pastruara dhe për ecurinë e aksionit në përgjithësi.

Publikimi i rezultateve të aksionit do të bëhet të shtunën.

“Iniciativa “Ta Pastrojmë Kosovën”, ju mirëpret në aksionin e 22 Majit, me shpresë që të gjithë së bashku do të japim kontributin për të përmirësuar imazhin e vendit për sa i përket mjedisit, dhe të jetojmë në një vend të pastër.

Njëkohësisht i falenderojmë të gjithë mbështetësit e iniciativës “Ta Pastrojmë Kosovën”, të cilët ndihmuan në realizimin dhe mbarëvajtjen e këtij aksioni”, pëfundon njoftimi./Veriu.info