Kryetari aktual i Podujevës Agim Veliu, përmes një postimi në rrjetin social facebook, ka bërë të ditur se ka përuruar objektin e gjendjes civile ne fshatin Lluzhan , dhe se prej tani e tutje banorët e këtij fshati nuk do te kenë më nevojë të vijnë në qytet për t’u pajisur me dokumente personale.

Postimi i plotë:

“Banorët e fshatit Lluzhan dhe fshatrave përreth më nuk do të kenë nevojë të vijnë në qytet për t’u pajisur me dokumente të ndryshme personale.
Kjo pasi sot përuruam objektin e gjendjes civile në këtë fshat.
Urime!”, ka shkruar Veliu.