Komuna e Podujevës që dy ditë është duke u përballur me reduktime të mëdha të energjisë elektrike.
Por, siç duket kryetari i kësaj komune, Agim Veliu, nuk ka ndonjë informacion për këtë çështje.
Kështu ka thënë ai në një prononcim të shkurtër për Indeksonline.
“Jam jashtë vendit momentalisht. Nuk kam informacione për këtë gjë”, tha Veliu.
Vetëm gjatë ditës së sotme ka më shumë se pesë orë që kjo komunë ka mbetur pa energji. Ndërkaq, kujtojmë se shumë qytetarë përdorin energjinë elektrike për ngrohje, sidomos në këto temperatura të ulëta me të cilat po përballet vendi.