Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Ajet Potera ka thënë se Kryetari i tanishëm i Podujevës, Agim Veliu ka marrur 15% të çdo tenderi që është dhënë nga buxheti i Komunës.
Ai në emisionin “Tribuna Zgjedhore” u shpreh se një gjë të tillë Veliu e ka bërë cdoherë dhe rrjedhimisht kompanitë që kanë marrur tenderë nga komuna janë të paktë, vetëm për këtë përqindje.

Potera shtoi se Veliu nuk është dashur që të rikandidojë për të parin e Podujevës, pasi që sipas tij Bashkësia Ndërkombëtare vazhdimisht ka kërkuar që njerëzit e tillë të mos jenë në garë për ndonjë pozitë zyrtare.