Kandidati për asamble komune në Podujevë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Abdurrahman Nazifi ka marrë përkrahjen e anëtarit të kësaj partie Nexhat Llumnica.

Llumnica përmes një shkrimi në Facebook ka shkruar për Nazifin se nga të gjithë kandidatët e tjerë për asamble komunale, ai është i pari që meriton të hyjë në të.
Sipas Llumnicës, Abdurrahman Nazifi me numër 7 nga AAK është personi i cili si në çështjet të cilat kishin të bëjnë me atdheun sikurse ato që kanë të bëjnë me qytetarët është i përpiktë dhe i ndershëm.

“I nderuar dhe shumë i respektuar Abdurrahman Nazifi, nëse dikush meriton të jetë në Kuvendin Komunal nga të gjithë kandidatët e gjitha partive politike në Podujevë je ti ai që meriton i pari të fitosh votat,ata që të njohin e dinë ,për ata që besojnë e ndjejnë dallimin në mes teje dhe atyre që marrin seriozisht vetëm vetën e tyre. E them me plotë gojën dhe me shpirtë se ti je garancion për qytetarët dhe vota e tyre për ty,është votë për veten e tyre! Ti në secilin angazhim,në secilën detyrë e punë në shërbim të atdheut e ke kryer me nder dhe përpikëri” ka shkruar Llumnica.

Llumnica ka shkruar se “ Tani besoj shumë së përgjegjësin që ke marrë në shërbim të qytetarëve do ta bësh me nder dhe respekt dhe ti nuk do të flasësh vetëm me fjalë por edhe më vepra. Me shumë respekt e mbeshtesë kandidaturën tuaj për Kuvendin Komunal pasi që e di shumë mirë se është e qëlluar,dhe nesër do të bindën të gjithë qytetarët. Votoni AAK #50# VOTO Abdurrahman Nazifi nr #7#”.