Lokale - eSIMy

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka ftuar një mbledhje të Grupit Parlamentar në orën 14:00. Ky takim vjen një ditë para datës kur do të konstituohet Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Sipas burimeve të Gazetës Express në takim do të jetë i pranishëm edhe deputeti i zgjedhur i LDK’së, Avdullah Hoti.

Në mbledhjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK’së ku Abdixhiku u rikonfirmua në krye të partisë, është miratuar edhe një deklaratë, ku anëtarët e Grupit Parlamentar të LDK’së duhet të jenë në vijë me qëndrimin e partisë./