Dje gjatë një konference për medie, deputeti i Republikës së Kosovës nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku, doli me një deklaratë lidhur me lajmet e rreme të cilat janë duke u shpërndarë në qytetin e Podujevës duke quajtur portalin Llapi.info si portal fiktiv.

Ne si redaksi reagojmë ashpër ndaj deklaratave të deputetit Abdixhiku, pasiqë, pikërisht ai gjatë konferencës për medie shpërndau lajme të rreme duke drejtuar gishtin drejt portalit tonë. Llapi.info nuk është portal fiktiv, është i regjistruar sipas ligjeve dhe rregulloreve të cilat janë të parapara për regjistrimin e një portali në Republikën e Kosovës. Nëse një deputet, siç është Abdixhiku nuk njeh ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës, atëherë, ky nuk është problem i yni si redaksi, por i tij dhe partisë nga ai vjen.

Ne si redaksi na vjen keq që njëri ndër deputetët më të votuar në nivel vendi ka rënë në grackën e kryetarit të tanishëm të Podujevës, Agim Veliu.

Llapi.info deri më sot ç’do lajm të cilin e ka plasuar, kanë qenë të bazuara në deklarata zyrtare që kanë adresë, e që Veliut paskan qëlluar të mos i pëlqejnë se çfarë është thënë për të.

Llapi.info si portali i parë në nivel lokal ka qenë ai i cili i pari e ka pasqyruar realitetin në Podujevë dhe problemet me të cilat ballafaqohen banorët e saj çdo ditë. Ftojmë z. Abdixhiku së bashku më bashkëpunëtorët e tij tek LDK edhe nga qyteti i Podujevës që çdo lajm të cilin ata janë duke u munduar ta paraqesin si të rremë ta paraqesin me fakte dhe jo të dalin me deklarata boshe në konferenca për medie.

Nëse deputeti Abdixhiku, e ka seriozisht eliminimin e “lajmeve të rreme”  atëherë, pse z. Abdixhiku nuk e thërret edhe një konferencë tjetër për medie dhe të denoncojë gjithë ato portale të rreme të cilat njerëzit e partisë së tij i menaxhojnë në Podujevë. Pse z. Abdixhiku dhe bashkëpunëtorë të tij gjatë gjithë kësaj kohe kanë qenë të zot të mbajnë konferenca për medie dhe të plasojnë sulme dhe asnjëherë të paraqesin fakte lidhur me ato lajme që vet ata i plasojnë në drejtim të tyre.

Ne si redaksi, shpresojmë që deputetit në fjalë, gabimisht i është përvjedhur emri i portalit tonë dhe presim që, po me të njëjtin skenar, përmes një konference për medie, të kërkojë publikisht falje ndaj portalit Llapi.info. Ndryshe, jemi të detyruar të ndjekim hapat tjerë ligjorë!