Zëvendëskryeministri në detyrë Haki Abazi ka reaguar pas shkarkimeve në Telekomin e Kosovës, duke thënë se në të ardhmen ‘nipi nuk mund të emërojë dajën e tij si drejtor të Përgjithshëm të Telekomit’.

Bordi i Drejtorëve i Ndërmarrjes Publike Telekomi i Kosovës ka shkarkuar kryeshefin Ekzekutiv, Bedri Istrefin, dy zëvendës-kryeshefat dhe zyrtarin Kryesor financiar.

“Po e vërtetë, është e mundur. Herët a vonë do të ndodhë që nipi nuk mund të emërojë dajën e tij si drejtor të Përgjithshëm të Telekomit dhe milionat e buxhetit publik të përvetësohen, ndërsa njerëzit jetojnë në varfëri. #Çkapja është e mundur me LVV”, ka shkruar Abazi në Facebook.

Ai po ashtu ka shpërnda statusin e gruas së ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ku thotë që “Çkapja e shtetit është e mundur”.

Yes indeed, it is possible and sooner or later it will happen that the nephew no longer cannot appoint his uncle as CEO…

Gepostet von Haki Abazi am Sonntag, 26. April 2020