I menjëhershëm ka qenë reagimi i AAK- së – dega Podujevë se gjoja Agim Veliu i ka ofruar kësaj partie bashkëpunim për qeverisje në Podujevë, raporton Llapi.info

Përmes një komunikate për media AAK ka thënë se kryetari Veliu po gënjen lidhur me ofrimin e bashkëpunimit kësaj partie.

“Të nderuar qytetarë për hir të informimit të drejt AAK dega në Podujevë me keqardhje njoftojm opinionin e gjere se kryetari Agim Veliu nuk po e thotë të vertetën kur thotë se ka pasur marrëveshje me AAK-në Podujevë.
AAK dega në Podujevë menjëherë pas rezultatit të zgjedhjeve të para kur ndodhi balotazhi është shprehur e gatshme për bashkēqeverisje pavarsisht se kush do te ishte fituesi por gjitherë duke respektuar rregullat politike pra duke pasur një marrveshje të shkruar dhe publike dhe jo marrveshje te darkave e të takimeve të fshehta.” thuhet në komunikatë

Tutje thuhet se marrëveshja AAK-OBKD nuk i pëlqeu Agim Veliut, dhe kështu ai ka anshkaluar kryetarin e AAK-së Fatmir Humollin në bisedime të mëtutjeshme , dhe duke ofruar pazara të ulta me këshilltaren e AAK-së.

“Pas fitores së LDK-së,kryetari i LDK-së në Podujevë Agim Veliu dhe kryetari I AAK-së në Podujevë Fatmir Humolli, qysh në takimin e parë janë pajtuar parimisht se ekzistojne kushtet për bashkëqeverisje dhe mbetet të shihet se në cilat fusha AAK mund të jap kontributin e vet dhe cilat janë ato projekte që do ti ndrëlidhënim drejtëperdrejt me pushtetin qendror i cili udhëhiqet po nga AAK dhe ku do të mund te implementohej programi zhvillimor i AAK-së.Në ndërkohë AAK ka mbajtur takime edhe me dy partitë tjera BKD dhe PD ku kemi arritur marrëveshje me BKD që të formojm grupin prej tre kshilltarëve dhe nëse do kishte marrveshje Politike me LDK në bashkëqeverisje do të ishin LDKdhe AAK-BKD.Kjo marrveshje nuk i pelqeu Agim Veliut dhe duke anashkaluar Fatmir Humollin për bisedime të matutjeshme ai zgjodhi rrugën e pazareve të ulta me këshilltaren AAK-së,qëllimi i të cilit ishte mos ta ndaj pushtetin siq e don demokracia dhe veproi njësoi ashtu siq ka vepruat tash e tre mandate duke kontrabanduar me votën e AAK-së duke mashtruar opinionin se kjo eshte bëre me marrveshje politike.Fakt se Agim Veliu nuk po e thot të vertetën është edhe postimi i tij me 14 janar me ish- anëtarin e kryesisë AAK në Podujevë ku thotë se u takua me shokun e shkolles për të evokuar kujtime e që me pas doli se ishta ai takim ku ishte vendosur që Tringa Sfishta të votonte kryesuesin pa marrveshje Politike” thuhet në komunikatë.

Në komunikat theksohet se nuk ka marrëveshje kur nuk është bërë publike

“Nuk ka marrveshje kur nuk është e shkruar dhe nuk ka marrveshje kur nuk është e bërë publike.Ju lutemi z.Agim Veliu nëse keni marrveshje të shkruar me AAK-në ta bëni publike.
z.Agim Veliu duhet të mësoni njëherë e përgjithmonë se politika dhe pushteti kan rregulla dhe ne respektojmë ato ashtu siq ju respektojm juve për kryetar të komunës por jemi kundër deklaratave që krijojnë huti në opinion dhe përqarje brenda një subjekti e aq më pak kur ato dalin nga ju si kryetar komune dhe si kryetar partie.
AAK-Podujevë.” përfundon komunikata/Llapi.info