Kryesia e degës së AAK-së në Podujevë dhe kryetari i saj Fatmir Humolli, i cili ishte edhe kandidat për kryetar të Podujevës nga radhët e AAK-së, ka uruar fitoren e Agim Veliut në krye të Podujevës.

AAK njofton se do të vazhojnë bashkëpunimin me të gjitha partitë që punojnë në të mirë të qytetarëve të Podujevës, ndërkohë që ka kërkuar nga kryetari Veliu që t’u përmbahet premtimeve të bëra gjatë fushatës dhe të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve të Podujevës.

“Kryesia e degës së AAK-së në Podujevë dhe kryetari Fatmir Humolli respekton dhe vlerëson vullnetin e qytetarëve të Podujevës dhe me këtë rast uron kandidatin e LDK-së z.Agim Veliu për fitore me shpresë që tu përmbahet premtimeve ndaj qytetarëve dhe të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve të Podujevës dhe jo vetem i 20 000 votuesve të tij.
Bashkëpunimin me të gjitha partitë që punojnë në interes të qytetarëve do ta vazhdojmë dhe do të kontribojm me idet tona të ndikojmë ne politika që i sjellin të mira qytetarëve të Podujevës”, thuhet ndër të tjera në urimin e degës së AAK-së në rrjetin social Facebook.

Tutje AAK ka shtuar se pas rezultatit të dy palë zgjedhjeve sigurisht se kjo parti do të marr përgjegjësinë për rezultatin “por këtë vlerësim do ta bëjnë vetëm organet drejtuese të partisë dhe nuk do të ndikohet nga vlerësimet e individève që nuk perfaqësojnë partinë e që në shumë raste edhe kanë dëmtuar partinë”.

AAK në Podujevë ka ftuar të gjithë qytetarët dhe të gjitha partitë të vazhdojnë të jenë kontribues për një jetë më të mirë dhe me punë ta obligojnë qeverinë komunale të jetë më e përgjegjëshme ndaj qytetarëve të Podujevës./Llapi.info