Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Organizata e Ballit Kombëtarë, kanë arritur marrëveshje në komunën e Podujevës, raporton Llapi.info

Këtë e ka bërë të ditur partia e AAK-Së në rrjetin social Facebook, ku shkruan se dy këshilltarët e AAK-së Patriot Rudari, Tringë Sfishta dhe Avni Islami nga OBKD do të ketë bashkëpunim të plotë brenda kushteve të marrëveshjes.

Marrveshja është nëshkruar për AAK-Dega Podujevë nga kryetari Fatmir Humolli dhe për OBKD-dega Podujevë nga kryetari Shaip Jusufi.

Shihni më poshtë postimin e plotë:

Podujevë,03-01-2018
Marrëveshje AAK-OBKD degët Podujevë
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Organizata e Ballit Kombëtar Demokrat kanë arritur marrëveshje në Komunën e Podujevës që të jenë të përfaqësuar bashkarisht në një grup prej tre këshilltarësh në Kuvendin Komunal në Podujevë për mandatin2017-2021.
Të dy këshilltarët e AAK-së Patriot Rudari,Tringa Sfishta dhe këshilltari i OBKD Avni Islami do të ruajnë subjektivitetin e tyre por për të gjitha vendimet që do të merren në kuvendit komunal do të ketë bashkëpunim të plotë brenda kushteve të marrveshjesgjë për të cilën obligohen të dy palët.
Marrveshja është nëshkruar për AAK-Dega Podujevë nga kryetari Fatmir Humolli dhe për OBKD-dega Podujevë nga kryetari Shaip Jusufi.

Fotografia e AAK-Dega Podujevë