Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës- dega në Podujevë ka dënuar shpifjet dhe fyerjet që, sic thotë ajo, i ka bërë Zyra për Informim e kryetarit të Komunës së Podujevës, Agmin Veliu në drejtim të këshilltarit tashmë të vetëm të kësaj partie, Patriot Rudari, njofton Llapi.info.

‘Kryesia e AAK-së në Podujevë dënon fyerjet dhe shpifjet publike që i bëhen AAK-së dhe këshilltarit tonë Patriot Rudari nga ana e portalit Podujeva PRESS prapa të cilit fshihet zyra për informim e kryetarit Agim Veliu konkretisht nga zyrtari për informim pranë kësaj zyre Bujar Gimolli’ thuhet në komunikatë.

AAK ka thënë se nga kjo faqe pret që t’i kërkohet falje këshilltarit të tyre si dhe të tërheq artikullin në të cilin është fyer ai.

‘Kërkojmë nga ky portal që publikisht ti kërkoj falje këshilltarit tonë Patriot Rudari dhe të tërhjek artikullin në të cilin jemi fyer në të kundërtën do të jemi të obliguar të marrim hapat ligjor për tu mbrojtur nga fyerjet dhe shpifjet e pa baza’, përfundon komunikata e AAK- së.

Mirëpo i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i zyrtarit për Informim në Podujevë, Bujar Gimolli. Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se është për keqardhje që dega e një partie e cila pretendon të jetë serioze, lëshohet në spekulime dhe gënjeshtra të tilla pa kurrëfarë argumentesh.

“Dega e AAK-së në Podujevë më paska akuzuar se unë, Bujar Gimolli, qëndroj prapa një faqe në Facebook me emër “Podujeva Press” dhe se përmes saj kam fyer një këshilltar të saj.

Është për keqardhje që dega e një partie, që pretendon të jetë serioze, lëshohet në spekulime dhe gënjeshtra të tilla pa kurrëfarë argumentesh”, ka shkruar Gimolli.

Ai ka thënë se Komuna e Podujevës ka një ueb- faqe dhe faqe në Facebook ku Zyra për Informim edhe i publikon informacionet dhe se qëndrimet e tij nuk i bën publike në asnjë faqe jo formale përveç faqes së tij personale.

“Komuna e Podujevës ka ëeb-faeqen dhe faqen e saj zyrtare në Facebook ku Zyra për Informim poston lajme, informata, vendime dhe publikime të tjera.
Prandaj edhe unë si zyrtar për informim, konunikimin zyrtar me publikun-qytetarët e bëj përmes këtyre faqeve zyrtare dhe nuk qëndroj prapa asnjë faqeje jo formale në Facebook, siç pretendon AAK-ja e Podujevës. Gjithashtu ia bëj me dije opinionit publik se qëndrimet e mia vazhdimisht i bëj publike në faqen time personale në Facebook, pa u fshehur fare”, ka përfunduar shkrimin e tij Gimolli.

Kujtojmë se kjo faqe në Facebook para disa ditësh kishte shkruar një shkrim në faqen e saj lidhur me Asamblistin e AAK- së, Patriot Rudari për të cilin thuhej se ai “ nuk i pati fituar votat e mjaftueshme për të qenë në asamble, por, pas dorëheqjes që pati dhënë njëri nga asmbleistët e kësaj partie, i erdhi radha Rudarit të bëhet pjesë e Kuvendit”./Llapi.info