Lokale - eSIMy

Kosovën nuk e njeh si shtet. Por Ukraina mund të llogarisë se shteti i vogël ballkanik është krah saj në konfliktin me Rusinë.

Këtë zyrtarisht e bëri të ditur presidentja, Vjosa Osmani, përmes rrjetit social Twitter.

Asaj iu përgjigj një politikane nga shteti mosnjohës. Deputetja Iryna Friz e falënderoi Osmanin, derisa tha se hapi i radhës do të jetë vendosja e marrëdhënieve miqësore mes dy shteteve, gjë që deri tash është bllokuar nga Rusia, njofton Klan Kosova.

Me krizën aktuale në Ukrainë, njohja nga Kievi në këtë fazë konsiderohet e pamundur.

Megjithatë, kjo po shihet si një mundësi që Kosova të përgatisë terrenin për këtë çështje.