Një qytetar nga fshati Druar i Vushtrrisë ka raportuar se një veturë ka hyrë në garazhin e tij, duke ia dëmtuar veturën e parkuar dhe murin e objektit.
Sipas deklarimit të tij për Vushtrria Online, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, ndërsa dëmet materiale që ka pësuar janë të mëdha.
I njëjti burim thotë se vetura drejtohej nga një i mitur, rreth 16 vjeç. Ky informacion mbetet i pakonfirmuar nga autoritetet.








