Disa institucione në Shqipëri, kanë marrë email-e kërcënuese, përmes të cilave pretendohet se është vendosur një mjet shpërthyes dhe paralajmërohet hakmarrje ndaj tyre.Në mesazhet e dërguara 150 institucioneve, autori prezantohet si “udhëheqës i milicisë serbe” dhe përdor gjuhë kërcënuese ndaj institucioneve që kanë marrë komunikimet.
“Kemi vendosur mjet shpërthyes, do të hakmerremi ndaj jush”, thuhet në mesazhin kërcënues.
Përmbajtja e emailit:
“Përshëndetje. Jam udhëheqësi i Milicisë Serbe. Kemi ardhur të hakmerremi ndaj jush.
Sapo kam vendosur personalisht një mjet shpërthyes në ndërtesën tuaj. Shpërthimi do të ndodhë pas një ore. Nga ju do të mbeten vetëm copa mishi. Do të vrasim shqiptarë derisa ta njihni Kosovën si territor të Serbisë. FAT TË MBARË”.
Nderkohe policia ka nisur punën për identifikimin e personit që qëndron pas dërgimit të e-mailit. Autoritetet po hetojnë rastin për të zbardhur rrethanat e plota të kërcënimit dhe për të verifikuar përmbajtjen e mesazhit. /Panorama






