Lokale - eSIMy

Hoxha i njohur, Labinot Maliqi, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike dhe zgjedhjes së presidentes së re.

Ai ka përgëzuar kryeministrin Albin Kurti për propozimin e profesoreshës Justina Shiroka – Pula për presidente dhe kryetarin e PDK-së Bedri Hamza për bashkëpunimin.

Maliqi citoi edhe një fjali nga libri i shenjtë Kurani: Me të vërtetë, bashkë me vështirësinë – vjen lehtësimi.

Shkrimi i plotë:

Urime Prof. Justina Shiroka-Pulës për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës. I uroj shëndet dhe një mandat bashkues dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve.

Meriton të veçohet dhe vlerësohet propozimi i kryeministrit Albin Kurti, që hapi rrugën për kompromis, si dhe gatishmëria e Bedri Hamza për ta pranuar atë. U miratuan edhe ndryshimet për Dhomat dhe Prokurorinë e Specializuar në Hagë, ndërsa u shmangën zgjedhjet e reja dhe një krizë me shumë të panjohura për të ardhmen e vendit.

Unitet nuk do të thotë të mendojmë njësoj, unitet do të thotë të veprojmë së bashku. Për Kosovën, kjo duhet të jetë gjithmonë mbi dallimet tona.

“Me të vërtetë, bashkë me vështirësinë – vjen lehtësimi!” | KURAN, 94:05 |