Lokale - eSIMy

Protestuesit janë zhvendosur para hyrjes së Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar që ndryshimet në ligjin për Dhomat e Specializuara të miratohen edhe në lexim të dytë.

Në mesin e protestuesve është edhe përfaqësuesi i OVL të UÇK-së, Xhavit Jashari, i cili ka kërkuar shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Jashari ka bërë thirrje që kuvendi ta miratojë sot ligjin në lexim të dytë, duke theksuar se kërkesa e tyre është që procesi të përfundojë brenda ditës.

Protesta po zhvillohet para objektit të kuvendit, ndërsa protestuesit po kërkojnë nga deputetët që të votojnë ndryshimet e ligjit.