President Donald Trump pauses as he speaks to reporters after a security briefing at Trump National Golf Club in Bedminster, N.J., Thursday, Aug. 10, 2017. (AP Photo/Evan Vucci)
Lokale - eSIMy

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara se përballet me një “vendim të madh” lidhur me Iranin, duke lënë të hapur mundësinë e një sulmi të ri ose të një marrëveshjeje paqeje.

Gjatë fjalimit të tij në Nju Jork, para një salle të mbushur me përfaqësues ndërkombëtarë, Trump paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara mund ta “asgjësojnë” Iranin nëse konflikti nuk zgjidhet përmes negociatave, raporton BBC.

Një anëtar i vetëm i delegacionit iranian ndoqi nga afër fjalimin e presidentit amerikan.

Deklaratat e Trump u bënë në një ditë të ngjeshur diplomatike, ku zhvilloheshin gjithashtu kontakte mes përfaqësuesve amerikanë dhe iranianë, në përpjekje për të gjetur një rrugëdalje nga përplasja mes dy vendeve.

Në fjalimin e tij, Trump foli edhe për çështje të tjera ndërkombëtare. Ai kundërshtoi idenë e një “qeverie globale” dhe u zotua se do të angazhohet për të ndërmjetësuar paqen mes Rusisë dhe Ukrainës.

Presidenti amerikan theksoi gjithashtu synimin që Shtetet e Bashkuara të ruajnë epërsinë në garën globale për zhvillimin e inteligjencës artificiale.