Kreu i trupit gjykues, Charles Smith, ka thënë se Rexhep Selimi ka inkurajuar kryerjen e krimeve dhe se ka qenë i pranishëm në ndalimin e 13 parlamentarëve në Qirez.
Ai ka thënë se Selimi ka qenë në dijeni, por s’ka marrë asnjë veprim për ndëshkimin e krimeve.
“Arriti në konstatim se pozita e tij i dha më pak pushtet mbi anëtarët e tjerë të UCK’së. Për dallim nga të akuzuarit të tjerë, z. Selimi si shef i drejtori operative luajti rol thelbësor në krijimin e zonave operative. Krijimi i njësiteve dhe zonave në vetvete nuk ishte kriminal. Selimi i inskeptoi këto zona dhe mori raporte të shpeshta për personat e dyshuar dhe kolaboracionist. Trupi gjykues është bindur se z. Selimi ishte i vetdijshëm që po shënjestroheshin për qëllimin e përbashkët. Ai ishte plotësisht në dijeni se kjo ishte politika e përbashkët. Z. Selimi emëroi persona të cilët kryen krime apo ishin në dijeni. Z. Selimi inkurajoi dhe mori pjesë në krime në mënyra të ndryshme që përshkruhen në aktgjykim. Z. Selimi mori pjesë në ndalimin e 13 parlamentarëve në Qirez.”, ka thënë kreu i trupit gjykues.
“Kishte në dijeni për një numër krimesh të kryera kundër kundërshtarëve. Ai s’mori asnjë hap për ndalimin apo ndëshkimin e këtyre krimeve”, ka thënë tutje Smith.






