Policia ka nisur hetimet lidhur me vdekjen e një foshnjeje në Prizren.
Sipas të dhënave zyrtare, në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar se foshnja nuk kishte shenja jete.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ku do t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e vdekjes.
“Prizren / 13.09.2026 – 04:40. Lidhur me rastin, në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor ku është konstatuar se viktima/ foshnje është pa shenja jete. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në raportin e policisë.






