Lokale - eSIMy

Hisen Berisha, i ftuar në Kosova Live në T7, ka sqaruar fotografinë me Fatmir Shehollin.

Berisha ka thënë se nuk e ka ditur se kush është Sheholli, dhe se, ka menduar se ky i fundit ka qenë mërgimtar.

‘’Mirëmëngjesi, a mund ta bëjmë një foto, thash hajt, kur e zgjati dorën, unë mendova se është mërgimtar po të tregoj drejt, se vetëm mërgimtarët e bëjnë shqiponjën. Absolutisht , dhe pastaj një ditë tjetër, me pyet një mik tha ‘’a e dite kush u kanë ai’’, thash ‘’jo’’.”, ka thënë ai.