Lokale - eSIMy

Partia Demokratike e Kosovës po vazhdon edhe sot aksionin para hyrjes së Qeverisë së Kosovës, shkruan Insajderi.

Përveç deputetëve të PDK-së, në aksion janë bashkuar edhe drejtorë të Komunës së Prishtinës, asamblistë të PDK-së dhe pjesëtarë të degës së kësaj partie në kryeqytet.

PDK-ja prej disa ditësh po zhvillon këtë aktivitet para Qeverisë, në kuadër të kërkesës për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Aksioni po zhvillohet në mëngjes, ndërsa deputetët e PDK-së pritet të vazhdojnë më pas aktivitetet e tyre në Kuvend.

Aksionit iu bashkua edhe Aleanca.